Hanije: Ndarja e Gaza-së nga Bregu Perëndimor është i pamundur

Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar gatishmërinë e Hamasit për t’i dhënë fund ndarjes dhe përçarjes në Palestinë dhe deklaroi se Gaza kurrë nuk do të ndahet nga Bregu Perëndimor i Lumit Jordan.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, shtoi: “Hamas synon realizimin e pajtimit kombëtar, formimin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe organizimin e zgjedhjeve të Parlamentit të Palestinës dhe dëshiron që Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor janë të bashkuar. Mbrojtja e çështjes së Palestinës me bashkëpunime dhe me përpjekjen e të gjitha palëve palestineze është më e mundshme. Palestina është çështje e të gjithë Ummetit Islam dhe arab ajo duhet të qëndrojë larg nga tensionet ekzistuese të Lindjes së Mesme”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne