Hapen portat e Fierzës, 2000 metër kub ujë në sekondë shkarkohet në Shkodër

Reshjet e shumta të rëna gjatë 48 orëve të fundit dhe fryrja e lumenjve kanë sjellë situata të rrezikshme në vend. Përmbytje të shumta kanë ndodhur në jug të vendi, në Vlorë.

Në Gjirokastër një pallat është në rrezik shembje, ndërsa janë evakuuar banorët e zonës.

Ndërsa në veri të vendit, ka nisur shkarkimi i ujit të kaskadës së liqenit të Fierzës.

Prurjet e shumta në kaskadën e Drinit dhe fakti që nuk është derdhur uji për tu ruajtur, kanë bërë që liqeni të fryhet shumë. Për këtë arsye që mbrëmjen e djeshme të nisin shkarkimet.

Mësohet se janë hapur portat e HEC-ve të Komanit dhe Vaut të Dejës. Shkarkimet kanë nisur që dje, 1500 m3/sekondë, ndërsa nga Vaun i Dejës shkarkimet janë 500 m3/sekondë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne