Opinion Shqiperia

Hapet sezoni i turizmit elitar në Portin e Durrësit

GJERGJ THANASI

Vitet e fundit ka një trend në rënie të të ashtuquajturit turizëm patriotik në bregetin shqiptar d.m.th. shqiptarë etnikë në diasporë apo në trojet e tyre në disa shtete ballkanike vinë të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar nga Velipoja në Ksamil. Këtij trendi në rënie “Rilindja” e kryeministrit Edvin me anë të lehtësive fiskale po përpiqet të nxisë ngritjen e hoteleve dhe rezorteve turistike me katër e pesë yje. Në këtë mënyrë synohet të stimulohet turizmi dhe njëkohësisht të pastrohet me kosto sa më të ulët paraja e zezë, kryesisht ajo e fituar nga trafiku i kokainës dhe heroinës e më pak nga trafiku i kanabisit dhe i qenieve njerëzore.

Durrësi një shembull turizmi elitar

Porti i Durrësit ofron një turizëm elitar ndryshe d.m.th. të pa mbështetur në burime finaciare të pista. Është ende mesi i muajit maj dhe në Durrës më 14 maj ishin bregëzuar 4 jahte dhe veljera turistike “Running of Waves”. Kuptohet me jahte e me veljera nuk udhëtojnë turistë të quajtur “Budget tourists”, ose sic i quanin në ish Jugosllavi domate-turistë. Katër jahte dhe një veljerë me turistë të nivelit mbi mesataren dhe madje të lartë pa filluar ende sezoni i plazhit është një shenjë, që turizmi cilësor në Shqipëri me punë, inteligjencë dhe sipërmarrje afariste mund të bëhet realitet edhe pa shpëlarë paratë e pista! Më shumë sesa teksti i këtij shkrimi, gjithsesi flasin fotot e veljerës dhe të jahteve të bregëzuara në kalatat e Portit të Durrësit./ Gazeta Impakt

OPINIONE