nga Hamed Ghashghavi
Dy javë më parë, u mbajtën në Mashhad shumë demonstrata ku arsyeja kryesore ishte pakënaqësia e përgjithshme e njerëzve për institucionet kreditore dhe për bankat, të cilat kishin mbajtur paratë e tyre peng për disa muaj. Së pari, njerëzit po protestonin në mënyrë paqësore përpara Parlamentit dhe Bankës Qendrore të Iranit. Aktualisht, bankat në Iran kanë fuqi efektive, dhe interesat e investimeve në projektet e ndërtimit janë nga 15 deri në 25%. Ne nuk mund ta mohojmë se qytetarët po përballen me probleme financiare për shkak të situatës së vendit, kryesisht pasi qeveria e Presidentit Rouhani e ka investuar shumicën e kohës dhe energjisë në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA). Edhe pse Rouhani ka premtuar se kriza ekonomike dhe financiare e Iranit do të zgjidhet pas kësaj marrëveshje, kriza ende po përshkallëzohet. Që nga ajo marrëveshje, shumë kompani evropiane si Peugeot dhe Citroen kanë ardhur në Teheran dhe kanë nënshkruar kontrata të shumta me palët qeveritare dhe joqeveritare. Praktikisht, ashtu sic pohoi edhe Lideri Suprem, këto kontrata vetëm sa janë nënshkruar, ndërsa në terren nuk kanë ndryshuar gjë. Përveç kësaj, njerëzit kanë kuptuar se premtimet e Rouhanit nuk janë përmbushur. Edhe nëse ka pasur ndonjë përparësi ekonomike nga marrëveshja, përfitimet ishin kryesisht për kompanitë e mëdha dhe jo për klasën e mesme. Regjizori Francesco Condemi në dokumentarin e tij “L’affaire Peugeot” ka pohuar se lobi sionist në Francë e ka vënë nën presion të madh kompaninë Peugeot për të prerë lidhjet me iranianen Khodro (IKCO), një kompani makinash ndërkombetare iraniane me seli në Teheran. Rrjedhimisht, kjo thekson se evropianët nuk janë të përkushtuar ndaj JCPOA-s. Pas Francës, Irani ishte tregu më i madh në botë për produktet e asaj kompanie. Në Evropë, makinat franceze janë prioriteti i tretë pas makinave gjermane dhe italiane, të cilat kanë cilësi më të mirë. Mbajtja e një demonstrimi paqësor në Iran është një e drejtë e garantuar dhe e përcaktuar nga kushtetuta. Asnjë nga protestat e para në Teheran nuk ishte e dhunshme derisa u infiltruan agjentët e huaj. Ata i bënë thirrje qytetarëve që të djegin flamujtë kombëtarë, portretet e dëshmorëve, bënë thirrje të sulmohen ndërtesat ushtarake, dhe të dëmtohen vendet publike, verime të cilat i devijuan protestuesit nga arsyet e tyre fillestare.
Shumica e iranianëve e mbeshtet Revolucionin Islamik dhe e dinë mirë se shaku i stabilitetit dhe sigurisë në Iran është urtësia e Liderit Suprem.
Sayed Ali Khamenei, Lideri Suprem, në një fjalim publik më 15 shkurt 2017, tha se u tregoi zyrtarëve iranianë, nëse njerëzit dolën në rrugë më 22 Bahman (data në kalendarin persian që përkon me përvjetorin e 11 shkurtit 1979 të Revolucionit Islamik), kjo nuk do të thotë se ata janë të kënaqur me atë që qeveria po bën. Lideri suprem shtoi, “Ankesat e popullit nuk mund të injorohen: recesioni, papunësia dhe inflacioni janë çështje të rëndësishme. Qeveria duhet të japë llogari për atë që ka bërë për “qëndrueshmërinë ekonomike” dhe për politikat që do të mbronin popullin iranian.” Ai tha gjithashtu, “Një zyrtar evropian i tha njërit prej zyrtarëve tanë, nëse nuk ishte për JCPOA-n, lufta kundër Iranit do të ishte e sigurt. Kjo është vetëm një gënjeshtër! Pse po flasin për luftë? Sepse ata duan që ti angazhojnë mendjet në luftë; megjithatë, lufta e vërtetë është një luftë në ekonomi, në sanksione dhe në prishjen e niveleve të aktivitetit të punësimit dhe industrive të teknologjisë brenda vendit tonë. Ata e tërheqin vëmendjen tonë tek lufta ushtarake, kështu që ne të mund ti harrojmë këto luftëra të tjera. Një luftë e vërtetë është një luftë kulturore. “Pa dyshim, e drejta e njerëzve për të demonstruar në mënyrë paqësore është një e drejtë thelbësore, por ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj të infiltruarve të huaj. Nuk mund ta harrojmë atë që ka ndodhur dhe ndodh ende në Ukrainë, Gjeorgji dhe disa vende të tjera në Evropën Lindore. Përveç manipulimit të medias në Libi dhe Siri nga njerëz si BHL dhe George Soros. Protesta të ndryshme të fabrikuara në një teatër në Katar, u pretenduan se po zhvilloheshin në Libi, Siri dhe madje edhe në Ukrainë. Gjatë ngjarjeve të fundit në Iran, media perëndimore ka shfrytëzuar shumë video të fabrikuara duke pretenduar se ato po ndodhin në qytete të ndryshme iraniane. Rrjetet në persisht si, BBC, Zëri i Amerikës dhe Manoto po përpiqeshin që të stimulonin kaosin sa të mundënin. Ja vlen të përmendet se pothuajse 200 kanale televizive në gjuhën persiane janë themeluar që pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009. Këto kanale i provokojnë njerëzit që të refuzojnë regjimin e tyre politik duke i bërë thirrje për të protestuar dhe për të dalë në rrugë. Përveç kësaj, ata i bejne trushplarje iranianëve përmes serialeve të shumtë dhe filmave që sulmojnë stilin e jetesës, ideologjinë kulturore, vlerat dhe traditat. Të gjitha këto kanale ndërkombëtare mbështeten dhe financohen nga fuqitë perëndimore, kryesisht inteligjenca britanike dhe ajo amerikane. Përveç kësaj, të ashtuquajturat OJQ-të si Qendra e Institutit Brookings për Politikën e Lindjes së Mesme (Qendra Saban), Instituti Ndërkombëtar Republikan, Freedom House, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Instituti Albert Einstein, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, American Enterprise Institute dhe shumë të tjerë po përpiqen në maksimum për të ndërhyrë në çështjet iraniane.
Tramp & të tjerët, në emër të të drejtave të njeriut po punojnë për të bërë kaos në Iran.
Ndërkohë, ata i shpërfillin krimet e tyre në mbarë botën, si vrasjet, masakrat, torturat, genocidet, përdhunimet dhe vjedhjet e pasurive dhe burimeve të vendeve të varfëra. Iranianët, njerëzit dhe elitat, janë kundër zyrtarëve të korruptuar të cilët duhet të paguajnë çmimin, siç tha edhe Lideri, “Autoritetet që kanë tradhtuar besimin e popullit duhet të ekzekutohen”. Megjithatë, shumë zyrtarë, duke përfshirë gjeneralmajorin Mohsen Rezaee, mendojnë se ne duhet t’i dallojmë dhe vecojme individët e infiltruar anti-qeveritarë nga populli paqësor. Duhet ti ndajmë nga njerzit paqësorë që kërkojnë të kenë një situatë më të mirë ekonomike, e cila është një e drejtë legjitime dhe themelore. Sigurisht që Irani, Rusia, Siria, Iraku dhe Hezbollahu e kanë mundur të ashtuquajturin projektin amerikan “Lufta kundër terrorit” dhe vizionin e tyre për Lindjen e Mesme që ka filluar që nga 11 shtatori 2001. ISIS, Al-Kaida, ekstremistët e tjerë dhe grupet sektare vehabiste dështuan për të përmbushur ëndrrën amerikane. Prandaj, krijimi i kaosit në Iran ishte hapi i tyre i fundit, por për fat të mirë, populli iranian është mjaft i mençur për t’u përballur me këto komplote. Është e rëndësishme që protesta pro-qeveritare të mbahen herë pas here në shtete demokratike si Irani. Njerëzit dolën në rrugë, pavarësisht nga moti jashtëzakonisht i ftohtë dhe me dëborë, për të denoncuar aktivitetet e dhunshme që po ndodhnin kundër qeverisë. Megjithatë, mediat perëndimore dhe ato saudite nuk i mbulojnë këto protesta pro-liderit dhe pro-islamit. Një nga sloganet e protestuesve që dënonin agjentët e huaj të infiltruar në protestat fillestare ishte: “Ne po merremi me protestuesit anti-revolucion, ndërsa ju zyrtarët merruni me kujdesin e problemeve ekonomike.” Baza ushtarake amerikane strategjike jane ngritur përreth Iranit, ndërsa shumë grupe ekstremiste terroriste të agjencisë amerikane si Al-Kaida dhe ISIS, ndodhen në kufijtë perëndimorë dhe lindorë. Megjithatë, ata kanë dështuar totalisht dhe në vend të kësaj kanë forcuar Iranin. Lideri Suprem, Sayed Ali Khamenei u tall me presidentin amerikan Donald Trump dhe tha se kishte për të dështuar në qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit, ashtu si paraardhësi i tij “më i zgjuar” Ronald Reagan. “Regani ishte më i fuqishëm dhe më i zgjuar se Trump. Ai ishte një aktor më i mirë për kërcënime. Ai po ashtu doli kundër nesh dhe na e prishi planin,” theksoi Lideri Khamenei./Gazeta Impakt