Hapja e negociatave me BE-në, Shqipëria me mundësi qasje në fonde investimesh

Me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, Shqipëria do të ketë mundësi aksesi për ato që quhen fonde strukturore dhe që janë fonde të mëdha investimesh.

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj është shprehur se hapja e negociatave është mbi të gjitha hapja e një procesi tjetër studimi dhe përgatitjeje për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, gjatë këtij procesi do të rishikohen një sërë ligjesh për të pasur mundësinë që ekonomia e vendit dhe sektorët e ndryshëm të zhvillohen në të njëjtin nivel për të arritur pikën, në të cilën Shqipëria do të bëhet me të drejta të plota anëtare e Bashkimit Evropian.

Xhafaj shton se në vijim të hapjes së negociatave do të ketë gjithashtu mundësinë që të përfshihen projekte edhe me Shqipërinë, si projekte të mëdha zhvillimore evropiane.

Xhafaj jep shembullin e projekteve të korridoreve evropiane siç është “Korridori Blu”, i cili është një nga projektet që është propozuar nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 në procesin e Berlinit dhe për të cilin presin që të ketë zhvillime, qoftë në Samitin e Sofjes, javën që vjen, qoftë edhe nga Samiti i Londrës që zhvillohet në 10 korrik.

“Pra ku të ketë edhe një paketë financiare për të zhvilluar zhvillimin e këtyre projekteve të mëdha infrastrukturore, të cilët janë të pamundur të zhvillohen apo të kryhen nga financat publike të buxheteve të vendeve respektive. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thekson Xhafaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne