Shqiperia

Hapja e negociatave shpjegon votën e Shqipërisë në OKB

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet akti normativ i qeverise per ndryshimin e buxhetit te vitit 2017. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, Foreign Minister Ditmir Bushati, during a parliamentary session, where the normative government act on amending the 2017 budget is expected to voted.

Nga sqarimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për votën pro të Shqipërisë në OKB vështë vetëm një gjysëm fjalie që mund të shpjegojë qëndrimin pragmatist në favor të rezolutës së mosnjohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht argumentit të gjatë se qeveria i është përmbajtur parimeve ideologjike që lidhen me traditën e Shqipërisë në trajtimin e konflikteve të Lindjes së Mesme.

Nevoja e qeverisë shqiptare për t’u prezantuar si përfaqësuese e vlerave europiane në një kohë që është para provimit për të çelur ose jo negociatat me BE-në. Kjo duket se ka çuar palën shqiptare të dalë parimisht “kundër aleatit” të saj më të madh, nga frika se një votë kundër rezolutës ose një qëndrim asnjanës mund të lexohej shtrembër nga Brukseli. Siç sqaroi edhe ministri vendimi ishte “në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”.

Reagimet se qeveria shfaqi tendenca antiamerikanizmi përbëjnë në thelb një shqetësim të pavërtetë, pasi dihet që Shqipëria dhe udhëheqësit e saj politikë nuk kanë fuqinë dhe as peshën për të dalë kundër SHBA-ve.

Qeveria ka shumë nevojë të korrë një sukes europian që do amnistojë në një farë mënyre të gjitha akzuzat si qeveri e drogës, korrupsionit dhe krimit dhe në këtë kuptim çdo koncecsion që i hap rrugë çeljes së negociatave do të ishte i mirëkuptueshëm kur nuk cënon në thelb partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Vetë Uashingtoni nuk ka folur për cënim të marrëdhënieve me Tiranën nga sa u pa edhe në reagimin e ambasadës amerikane për këtë cëcshtje. Ata që flasin në emër të SHBA-ve dhe rrezikut për prishje të marërdhënieve janë Presidenti Ilir Meta, partia e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të cilët sot përfaqësojnë opozitën në Shqipëri. A janë të shqetësuar vërtet se Shqipëria po rrëshqet në drejtime të tjera dhe po ikën nga prehëri i SHBA-së kjo ha diskutim. Përralla për momentin është kjo, me shpresën se Edi Rama mund të rrëzohet si antiamerikan..