Hapja e pesë rrugëve të reja detare për t’u përballur me sanksionet kundër Katar

Kompania e Menaxhimit të Porteve të Katarit njoftoi hapjen e pesë linjave direkte të transportit detar ndërmjet portit Hamd dhe disa porteve të tjera në vend dhe më gjerë brenda 20 ditëve të ardhshme.

Kompania e menaxhimit të porteve të Katarit duke iu referuar hapjes së pesë rrugëve të reja detare në një deklaratë tha se këto rrugë janë hapur për tu përballur me sanksionet e vendosura kundër Katarit. Qëllimi i këtij veprimi është të sigurojë që anijet me ngarkesa nuk do të ndikohen nga veprimet e disa vendeve të tjera fqinji kundër anijet që shkojnë në Katar. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti prej 5 qershorit ndërprenë marrëdhëniet e tyre me Katarin me pretekstin e mbështetjes së këtij vendi ndaj terrorizmit, të cilin Doha e konsideron si një akuzë të pahijshme që ka për qëllim që të godasë sovranitetin e vendit. Bojkotimi i Katarit nga katër vendet arabe përfshin mbylljen e të gjithë lidhjeve tokësore, detare dhe rrugëve ajrore, dhe të zonave rajonale të këtyre vendeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne