Haradinaj foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se do të rishikohet për të parë nëse ka pasur gabime Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ky vit është vit i liberalizimit të vizave dhe i krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ai këto komente i bëri në Kuvendin zgjedhorë të AAK-së në Pejë, ku para delegatëve të partisë së tij, thekoi se Kosova është në momente të ndjeshme të vetën. Kreu i ekzekutivit u shpreh se Kosova është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por aktualisht ka vetëm një synim. “Si veprim i menjëhershëm i yni me BE-në kemi liberalizimin e vizave. Në raportin që është bërë për Kosovën i BE-së më herët i është njohur Kosovës një progres dhe është pranuar si palë, jemi një nga vendet i cili rrugëton drejt BE-së por në një stad tjetër krahasuar me Serbinë dhe Malin e Zi, që janë prijatarë të vendeve të rajonit drejt BE-së. Shqipërisë dhe Maqedonisë, shpresojnë, shpresoj edhe unë që do t’i hapen negociatat për anëtarësim dhe rasti ynë që është shumë specifik për shkak të mos njohjes së pesëshës, por që ne tash kemi vetëm liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj. Kreu i ekzekutivit e ka quajtur vitin 2018, vit të bërjes së ushtrisë, duke thënë se FSK-ja, do të ndërrojë mandatin, duke vazhduar rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. “Jemi në proces t’ia japim mandatin kushtetues e ligjor ushtrisë sonë por jo vetëm në mandat por edhe anëtarësim në NATO. Ky proces kërkon koordinim por normalisht shtytje prej anës sonë, pra ky proces është në vitin e vet, ashtu si liberalizimi është në vitin e vet edhe ushtria është në vitin e vet të realizimit. Ky vit nuk është vetëm vit i mandatimit të ushtrisë sonë por është edhe rritje e perspektives sonë drejt NATO-së”, u shpreh Haradinaj. Meqë ishte në Pejë, nuk la pa përmendur edhe demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se do të rishikohet për të parë nëse ka pasur gabime. Derisa, nuk la pa folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se do të bëhet një marrëveshje e paqes, por duke mos e harruar të kaluarën. “Ne jemi në dialog me fqinjët tanë Serbinë, mos harroni të arriturat e Kosovës janë të pakthyeshme, nuk kthehen më, pra ekziston Kosova, ekziston populli i Kosovës, njohjet që kemi marrë, e drejta jonë të jetojmë në vendin tonë. Nuk tjetërsohen, nuk diskutohen, nuk kthehen mbrapa. Mirëpo në marrëdhëniet mes palëve në botë ekzistojnë plotë marrëveshje se si i jepet epilog një procesi që nga ajo e para shpallja e luftës, ultimatumi, etj, deri të një marrëveshje e paqes, marrëveshje bilaterale për vendosjen e marrëdhëniet diplomatike….Jo pse jam në Pejë por i ndaj dy detyra i kem dërguar një njoftim Qeverisë së Malit të Zi, jam interesuar për letrën e dërguar atje, natyrisht letrat shikohen, unë e kam marrë mundësinë e asaj letre ta informoj Malin e Zi që ne kemi votuar një ligj që përmban marrëveshjen, marrëveshjen e dy presidentëve, dhe një raport për korrigjim. I kemi kërkuar Malit të Zi që përmes kësaj letre të zhvillojnë veprimin e korrigjimit dhe shënimit të kufirit. Pra mos harroni nuk është krejt standard i zakonshëm por buron nga vota në Kuvend”, u shpreh ai. Ndërsa, kryetari i deritashëm i AAK-së, në Pejë, Fatmir Gashi, tha se me këtë Kuvend zgjedhor, do ta bëjnë atë që herën e kaluar nuk e bënë, rikthimin e AAK-së si partia e parë në Pejë. Në paraqitjen e raportit të punës ndërmjet dy Kuvendeve, Gashi theksoi se reformimi që po bëjnë është nevojë pas rezultateve jo të mira, sidomos në zgjedhjet lokale. Sot Kuvendi i AAK-së prej 210 delegatëve do të zgjedhë organet e reja të udhëheqjes së partisë në Pejë.
Haradinaj: 2018-ta, vit i liberalizimit dhe krijimit të ushtrisë kosovare
June 2, 2018
4 Min Lexim

Mund tju interesojne
Gazeta Impakt
POSTIMET E FUNDIT
- Esad Pasha si at i kombit shqiptar dhe perpjekja e hoxhallareve shqiptare per nje Shqiperi Islamike
- PERËNDIMI KA NEVOJË PËR ERDOGANIN MË SHUMË SE KURRË…
- Lufta e tretë botërore ka filluar!
- Sanksionet ndaj Rusisë
- Imam Ahmed Kalaja denoncon policin e antiterrorit Bashkim Lamnica per kercenimet ne xhami
ARKIVI
- July 2022
- June 2022
- May 2022
- April 2022
- March 2022
- February 2022
- January 2022
- December 2021
- November 2021
- October 2021
- September 2021
- August 2021
- July 2021
- June 2021
- May 2021
- April 2021
- March 2021
- February 2021
- January 2021
- December 2020
- November 2020
- October 2020
- September 2020
- August 2020
- July 2020
- June 2020
- May 2020
- April 2020
- March 2020
- February 2020
- January 2020
- December 2019
- November 2019
- October 2019
- September 2019
- August 2019
- July 2019
- June 2019
- May 2019
- April 2019
- March 2019
- February 2019
- January 2019
- December 2018
- November 2018
- October 2018
- September 2018
- August 2018
- July 2018
- June 2018
- May 2018
- April 2018
- March 2018
- February 2018
- January 2018
- December 2017
- November 2017
- October 2017
- September 2017
- August 2017
- July 2017
- June 2017
- May 2017
- April 2017
- March 2017
- February 2017
- January 2017
- December 2016
- November 2016
- October 2016
- September 2016
- August 2016
- July 2016
- June 2016
- May 2016
- April 2016
- March 2016
- February 2016
- January 2016
- December 2015
- November 2015
- March 2015