Haradinaj akuza qeverisë së Kurtit: Po shkelni Kushtetutën dhe po shkaktoni pasoja

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër qeverisë Albin Kurtit dhe e akuzon për shkelje të Kushtetutës. Haradinaj në një reagim në mediat sociale, shkruan se shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga qeveria në largim, po shkaktojnë pasoja në shumë drejtime deri në humbjen e jetës së një të riu.

Më tej, ai i bën thirrje qeverisë që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit.

“Të nderuar qytetarë, Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtetues, jetën dhe të drejtat e njeriut. Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në largim, Albin Kurti, Ministri në largim Arben Vitia dhe U.D i Ministrit në largim Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndëtesore. I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit”, shkruan Haradinaj./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne