Haradinaj Blakajt: Mos fol se s’je në kanagjeq

Komisioni për Bujqësi ka miratuar raportin vjetor 2017 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë të Kosovës.

E në fillim të takimit, kryetari i komisionit, u tregua i ashpër me drejtorin e Agjencisë, Idriz Blakajt, të cilit i tha të mos flas pa rend, sepse nuk është në kanagjeq aty, por para deputetëve.

“Me të thanë të drejtën shumë shqetësuese është që me 7 a 8 vet me emnaxhu gjithë këtë fuqi obligimet janë shumë të mëdha po shihet se aty ka shumë pak staf. Në anën tjetër janë shpenzuar milionat në emër të asaj që duhet me i mirëmbajt, me i renovu e konzervu objektet. Pak është e çuditshme, dihet botërisht që ka pasur një mos harmonizim mes agjencisë dhe ministrisë së planifikimit hapësinor se kush duhet t’i trajtoj këtu.. Këtu e kemi Idriz Blakën, drejtorin e agjencisë, i ka skadu mandati po unë kam dashtë me pas prezent.. Po flas në kuptimin që s’je në mandat të plotfuqishëm. Edhe mos me ardhur penalisht t’i mund të ndiqesh…Mos me ndërpre kur foli unë kur ta jap fjalën, s’je në kanagjeq, je para deputetëve”, tha ai.

Ndërsa foli dhe për Kullat në Prekaz, për të cilat Haradinaj tha se janë mbetur në gjendje të mjerueshme.

Blakaj tha se problem që përballet agjencia në fjalë, është stafi i vogël i saj.

“Problem kryesor i agjencisë është stafi. Ne si agjenci dhe pse me ligj parashihet t’i ketë 52 punëtorë, ne jemi 12 por 3 që i kemi në Prekaz s’mund të na ndihmojnë asgjë”, tha ai.

Sa i përket Kullave të Prekazit, ai thotë se zhurma për këtë u bë për shkak të tij, jo për shkak të kullave në Prekaz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne