Haradinaj: Çdo vonesë për formimin e institucioneve rëndon mbi Albin Kurtin

Kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj, njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deklaroi se të gjitha vonesat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë bien mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.

Ndër të tjera Haradinaj nuk e mohoi mundësinë e një ngërçi politik në vend, ndërsa bëri thirrje që brenda afateve kohore të formohen institucionet.

“Duhet të konstituohet Kuvendi, vonesat tash e tutje të ndërtimit të Kuvendit dhe Qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotëri Kurtin për shkak se vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kryetarin. Tashme e tutje koha është mbi Vetëvendosjen dhe Kurtin”, tha ai. Mes të tjerash ai përsëriti se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne