Haradinaj: Demokracia, i përcakton liderit të ardhmen politike

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë liderët politikë në Kosovë, ndërsa ka shtuar se ata kanë kontratë me popullin dhe me shtetin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj tha se demokracia në Kosovë duhet të ndërtohet mbi bazën e vlerave euro-atlantike.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,
Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.

Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!
Qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin. Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!
Vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne