Haradinaj i bindur se lajmi i madh për vizat, Kosovës i vjen në dhjetor

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media është shprehur i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë në muajin dhjetor.

I pyetur për liberalizimi do të ndodhë përpara se ai “të shkojë në shtëpi”, ai shpreson se lajmi do të vijë para se ai të përfundojë mandatin, por mund të ndodhë që edhe qeveria e ardhshme të jap lajmin e madh të vizave. E rendësishme siç tha ai është që procesi të ndodhë.

“Shpresoj që po, mundet me i mbet edhe qeverisë tjetër, po nuk ka dert, unë mundem me shku sot e ata me ardh nesër. Me rendësi është të ndodh liberalizimi’ tha Haradinaj duke shtuar se në muajin nëntor do të përmbyllen çështje me rëndesi që ndërlidhen me vizat.

“Jemi në punë gjatë këtij muaji, ne përmbyllim një proces të rëndësishëm për vizat”, deklaroi Haradinaj.

Mes tjerash, i pari i Qeverisë ka komentuar edhe idenë për formimin e Mini-shengenit. Ai këtë platformë e ka quajtur të dëmshme për Kosovën, duke thënë se përmes tij do të shtohet ndikimi rus dhe kinez në Ballkan.

“Mini-shengeni është vetëm zgjerim i influencës ruse në Ballkan, nuk është interes i Kosovës, e as Evropës. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha proceset në Beograd.  A ka interes Kosova? Natyrisht që s’ka. Liberalizmi është koncept tjetër. Minishengeni ka në interes zgjerimin e influencës ruse-kineze në Beograd”, tha ai./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne