Haradinaj ‘kopjon’ Putinin (Foto)

Ramush Haradinaj këtë fundjavë ka vendosur që të jetë “mysafir” i kampiones së sportit të Kosovës, kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe trajnerit të saj Driton Kuka.

Është Kuka ai i cili në një postim të tij në Facebook ka bërë të ditur për vizitën e Haradinajt.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Me këtë veprim Haradinaj duket se e ka ‘kopjuar’ presidentin rus Vladimir Putin me Natalia Kuziutina e cila u bë e famshme pak muaj më parë pasi u fotografua me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, teksa i jepte këtij të fundit leksione mbi xhudon. Madje në stërvitjen e përbashkët me ekipin kombëtar rus në Socci, Putin mori një lëndim në dorë, teksa po i tregonte Natalias, aftësitë e tij të mprehta në xhudo.

Urojmë që Haradinaj mos të jetë lenduar gjatë sfidës me Majlinda Kelmendin sikurse i kishte ndodhur Putinit duke bërë stervigje me xhudistën ruse, shkruan kosovapost.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj bën xhudo me Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin./gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne