Rajoni

Haradinaj pas takimit me Merkelin: Gjermania i tha po heqjes së vizave

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradnaj ka shkruar se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe për marrëdheniet bileaterale mes Kosovës e Serbisë.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se ka bërë të ditur sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi janë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke e në kufijtë ekzistues.

Postimi:

I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues.
Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar.
Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!/express

OPINIONE