Harasani shpërthen ndaj ambasadores në Holandë: Ja cila është në të vërtetë, kjo mortje e Rilindjes!

Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, e cila është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat e këtij vendi, për disa deklarata skandaloze pas lajmit për mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.

I indinjuar, ai nëpërmjet një statusi në facebook e akuzon ambasadoren se nëpërmjet nënës së saj është përfshirë në privatizimin e energjisë, kompanisë ARMO etj.

Sipas Harasanit “këtë mortje” mund ta gjejmë te IFC (Korporata Ndërkombëtare Financiare) dhe ajo ka zgjedhur Holandën për të shkuar ambasadore, sepse aty, “e gjen më lirë”. Harasani nuk e specifikon se çfarë “gjen më lirë” Sakiqi aty ku shërben në postin e rëndësishëm, por duke na rekomanduar që të shohim portretin e saj, mendja të shkon vetëm te lëndët narkotike, që faktikisht në Holandë i gjen më lirë se kudo.

Ditën e sotme ‘De Telegraaf’, gazeta më madhë në Holandë me mbi 1 milion lexues, ka botuar një shkrim për intervistën e Ambasadores se Shqipërisë në Holandë, ku ajo mohonte ekzistencën e raportit që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët. Sipas kësaj media ambasadorja Sakiqi gjatë një interviste në një kanal të njohur televiziv në Holandë, “Tha edhe shumë marrëzira,  deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit”

Ja postimi i plotë i ish-deputetit Andis Harasani

Kjo është goca e mamit që u morr me privatizimin e energjisë, armos dhe gjithë të tjerat në Shqipëri! Kërkojeni mortjen të IFC se e gjeni!

Shikojeni.

Besoj të gjithë e dini pse zgjodhi Hollandën! E gjen më lirë aty.

Por se pse shkon kjo ambasadore mos ja kërkoni qeverisë, por vetes qe votoni Rilindjen.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne