Hareetz: Bin Salman kërkon kontrollin mbi BINLADIN Group

Gazeta izraelite Haaretz ka botuar një shkrim ku thuhet se Princi i Kurorës saudite, Mohammed bin Salman dëshiron të marrë kontrollin e gjigandit të ndërtimit në Arabinë Saudi, BINLADIN Group (SBG).

Teksti shton se Bin Salman filloi të marrë SGB në janar, duke e detyruar korporatën që të ndryshojë Bordin e Drejtorëve dhe të emërojë aty dy njerëz të afërt me të.

Kompania pritet të dorëzojë mbi 35 përqind të aksioneve të saj në shtet, duke humbur statusin e biznesit familjar dhe duke u renditur në tregun publik.

Në shkrimin e Haaretz thuhet se Bin Salman do të menaxhojë në mënyrë indirekte SGB-në, ku parashikohet që korporata do të shkarkojë mijëra punëtorë dhe të shesë disa prej kompanive saj.

Më pas shtrohet pyetja: nëse investitorët e huaj vazhdojnë të derdhin paratë e tyre në Arabinë Saudite, ç’mund t’i ndodhë pasurisë së tyre nëse në çdo kohë mund të konfiskohet apo shtetëzohet nga Bin Selman? /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne