Hariri për herë të parë në Arabinë Saudite pas deklaratës për dorëheqje në Riad

Mbreti i Arabisë Saudite, Mbreti Selman bin Abdulaziz priti në takim Kryeministrin e Libanit, Saad Haririn, që viziton vendin e tij.

Mbreti Selman me Haririn, që e priti në Pallatin Yemame në kryeqytetin Riad, krahas marrëdhënieve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Libanit, bisedoi edhe për zhvillimet e fundit në Liban.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil Cubeyr dhe Ministri i Brendshëm, Emir Abdulaziz bin Suud bin Nayif si dhe ambasadori i Libanit në Riad, Velid bin Muhammed el-Yakub.

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri pas ftesës së marrë nga Arabia Saudite shkoi në Riad, kryeqytetin e këtij vendi.

Hariri më 4 nëntor 2017 në Riad deklaroi se jepte dorëheqjen.

Në fjalimin e dorëheqjes të mbajtur në këtë vend Hariri tha se “Hizbullahu dhe Irani destabilizojnë rajonin” dhe shprehu shqetësimin se “do të bënin atentat ndaj tij”.

Për Haririn që u kthye në Liban pas 17 ditësh dhe e tërhoqi dorëheqjen ishte pretenduar se ishte mbajtur pa vullnetin e tij në Arabinë Saudite dhe ishte detyruar të jepte dorëheqjen./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne