Shqiperia

Harrojeni Enedën, Fatos Tarifa i magjepsur nga Veliaj: S’besoj në ëngjëj, por në njerëz si ai

Sociologu Fatos Tarifa së fundi është shfaqur i magjepsur ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Ai shprehet se Veliaj hyn tek ata njerëz që punojnë, që kanë ide e që motivojnë komunitetin. Në një intervistë për “Dita” ai thekson se nuk beson në engjëj dhe heronj por beson unë besoj tek ata që punojnë, që sipas tij një ndër ta është Veliaj.

“Nëse duam ndryshime pozitive, le t’i mbështesim ata që kanë dhënë prova se dinë t’i bëjnë këto ndryshime. Unë gjykoj se premtimet e katër viteve të shkuara përgjithësisht janë përmbushur dhe kjo më jep arsye të besoj se edhe projektet e parashikuar për katër vitet që vijnë do të realizohen. Prandaj kam shpresë dhe besim dhe prandaj e mbështes Erion Veliajn në misionin e tij. Unë nuk besoj në engjëj dhe heronj; unë besoj tek ata që punojnë, që kanë ide, që shohin përtej mbrëmjes së sotme dhe që dinë të organizojnë e të motivojnë komunitetin për një mjedis dhe një jetë më të mirë. Në fund të fundit, “all politics is lokal”, thekson Tarifa.

Veliaj atë e bind, i krijon edhe shpresë, madje edhe Tarifa edhe e beson shumë kreun e Bashkisë.

Erion Veliaj që prezantoi ekipin me të cilin i premton popullit të kryeqytetit tonë të përmbushë projektet e tij për katër vitet e ardhshëm. E them që në krye të kësaj interviste se unë, këtij njeriu i besoj. Erion Veliaj më bind, më krijon shpresë. Dhe e mbështes atë jo thjesht duke i dhënë votën time. Këtë e bëj sepse kam parë çfarë ka bërë ai, në krye të Bashkisë së Tiranës, për kryeqytetin tonë dhe kam shumë besim se mund të bëjë edhe më shumë. Nëse mund të bëjmë për Shqipërinë çfarë z. Veliaj ka bërë për Tiranën, rinisë shqiptare dhe këtij populli të shumëvuajtur do u ringjallen besimi dhe shpresa dhe Shqipëria, më në fund, do të bëhet”, deklaron Tarifa. 

Ai shton më tej se flet në këtë mënyrë për Veliajn pasi e ka bindur puna që ky i fundit ka bërë në bashkinë Tiranë.

“Mua dhe shumë të tjerëve si unë, puna e derisotme e tij me ka bindur se ai mund të bëjë—dhe do të bëjë më shumë—për qytetin tonë. Më thoni, ju lutem, çfarë u bë në Tiranë dhe për Tiranën në vitet 1992-2000 dhe 2008-2015? A është vallë një rastësi që të gjitha ndryshimet pozitive dhe punët e mëdha që e kanë transformuar kryeqytetin tonë janë bërë kur kryesinë e Bashkisë së tij e ka pasur Partia Socialiste? Dy mandatet e parë të z. Rama dhe mandati që po mbyll z. Veliaj. “/ tpz

OPINIONE