HAS

Nga: Nexhat Ibrahimi

Has خَاصّ është fjalë arabe me kuptimin: i veçantë, special, i rafinuar, i privilegjuar, personal, privat. Si term në literaturën turke u shfaq në shekullin VII h./XIII, për të treguar “personin e afërt me sunduesin”, diçka që i përket sunduesit. Si term, do të thotë pronë e madhe në timar, me të ardhura më shumë se 100 mijë akçe në vit. Ato u jepeshin sanxhakbejlerëve, bejlerbejlerëve, vezirëve, sulltanëve dhe grave të tyre.

Në has bëjnë pjesë vreshtat, pemishtet, livadhet, kopshtet, mullinjtë, toka të vogla, disa ara. Nga shprehja has kemi edhe kompozitën: has-oda (banesa private), e cila është hapësira qendrore e selamllëkut, në të cilën ka jetuar pashai dhe ku i kanë shpërblyer një varg agallarësh e shërbëtorësh të oborrit. Personalitetet kryesore të has-odës nga shekulli XV-XVII kanë qenë: oda-bashi, silah-dari, çoha-dari, rikab-dari, tulbend gulmi dhe miftah-gulami. Këto has-odat e agallarëve nuk ndaheshin në parim nga zotëria i tyre.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne