HASAN TAHSINI

Autor: Uliks Nipolli

Marshojnë udhëtarët e heshtur drejt dijës, duke lënë pas vetëvetën në hapat, të cilat kumbojnë revolucion. Përmes hijeve të një sistemi uzurpartorial, heronjtë shfaqen, pasi më në fund koha thërret emrin e tyre dhe njerëzia dëshmon ekzistencën e kalemave që kurrë nuk mundën ti asfiksonin, pasi ata qëndronin zgjuar. Njerëzit mund të thërrmohen e përbaltosen prej ofendimit kohë, por idealët mbeten të shenjuara në perjetësi. Kam nderin e privilegjin e lartë të artikuloj tributin e një njeriu në fletët e historisë, hoxhë Hasan Tahsinin, i rradhitur mes atyre altruistëve të endur në mohim dhe vigjilente karshi mbrojtjes së dijës. Një etje e pashueshme i vlonte përmbrenda për të grumbulluar e organizuar çdo njohuri të disponueshme dhe si një hoxhë i nderuar, ia kthente sërish librat e huazuar biblotekës, por refuzonte kategorikisht të dorëzonte njohuritë e akumuluara prej tyre sepse do ti përdorte për të rrëzuar sistemin e kalbur të epokës. Pasi u formua në fushen e teologjisë e praktikës së saj, me një rigorizitet e dashuri, siç i ka hije një hoxheje, vendosi të derivohej në fushat e mbetura. Vizioni i tij e shtynte të kapërcente lodhjen e dhimbjen e ta kthente në një kënaqësi të shijshme për më tepër. Shkruajti vepra tepër të rëndësishme për kohën përsa i përkiste diturisë shkencore, si “Bazat e Astronomisë”, “Psikologjia”, ”Universi”, ”Pasqyra e rruzullimit”, ”Dy tabelat e Astronomisë” dhe “Libri i Llogaritjeve”, pa përmendur këtu shënimet e tij gjatë fakulteteve, por edhe pse të holla në faqe, mbartin mjaftueshem material që njerëzia të përparonte. Në fushën e psikologjisë, hoxha nis të rremojë në skutat e ndergjegjies e të përcaktoje realitetin me tërë lakuriqësinë e tij. Ndërgjegjia, nënvizon Tahsini, do të thotë të ndjesh e të kuptosh nga brenda proceset psikike. Kumtesa e koncepteve të së cilave arrihet në qartësi të plotë e të thellë në saje të veprimtarisë mendore, përmes analizes së veçimit dhe marrin trajtë nëpërmjet abstragimit mendor, zhveshjës së sendeve prej mbuleses materiale. Format njëhsohen nëpërmjet studimit në veprën e tij dhe marrin jetë nëpërmjet kuptimit e përceptimit, kështu Tahsini hulumton rrënjësishtë misteret e materies e universit dhe i jep përgjigje vetnjohjës në gjuhë shkencore, duke u distancuar prej obskurantizmit mesjetar e pikëpamjeve agnisticiste të filozofëve. Tahsini nuk mbetet në kuadrin e psikologjisë introspektive të Dekartit, pra, vetëm në vrojtimin e subjektit, por e tejkalon atë, duke e nxjerrë jashtë kornizave subjektiviste, duke shtruar nevojën e vërtetimit dhe të eksperimentimit si metoda shkencore në studimin e botës shpirtërore të njeriut. Tahsini prediokonte hapur që gjeneza e njeriut vërtitet prej një Realiteti Absolut, duke iu bashkangjitur pozitës së idealizmit objektiv të Platonit e Kantit. Hasan Tahsini si një psikolog e filozof i mirëfilltë përpiqet të trajtojë nga dispozita të drejta shkencore termat fetare.
Nderthurja e këndshme mes shkences e psikologjisë në harmoni me fiziologjinë na sjellin ne teologëve simfoninë shumëvolumëshe të rrugëtimit të Hasan Tahsinit drejt egzaktës. Duke shfrytëzuar të dhënat e anatomisë dhe të fiziologjisë, ai habit me koncizitetin shkencor lidhur me mekanizmat neurofizologjike të ndijimeve e përceptimeve, të përfytyrimeve e imagjinatës. Sistemin nervor qëndror i përberë nga palca e kurrizit që ndodhet brenda në shtyllën kurrizore, nga truri i madh dhe nga truri i vogël në të cilin bashkohet me palcen e lartëpërmendur, Hasan Tahsini e konsideron si sistemin që kryen lidhjen mes trupit e botës së jashtme duke siguruar unitetin e organizmit. Ai jep idenë e qendrave përkatëse në korën e trurit, të cilat i korrisondojnë fije ndijore e motorike, mbi mendimin e evolimin e tij në procesin e të folurit.

Në substancën e quajtur polib, –thotë Tahsini –ndodhet qendra që rregullon frymëmarrjen. Kjo qendër, kundrohet, si të thuash, si nyje e jetës. Mjafton që të shkatërrohet kjo qendër që kafsha të asfiksohet dhe të mbaroj papritur, sepse pushon veprimtaria që është e nevojshme për furnizimin e gjakut me oksigjen. Këto qendra janë aq të shumta dhe të lidhura me shumë fije e qeliza saqë njeriu nuk ka pasur mundësi ti dallojë si duhet. Të gjithë ndjesitë që vijnë tek të –parashtron hoxha –merren nëpërmjet nervave dhe kalojnë në tru.

Hasan Tahsini, perveçse zhytet në strukturen e lidhjeve e nervave shqisore për të na paraqitur kopleksitetin manhitës të krijimit tonë, shpjegon mënyrën si funksionon veprimtaria jetësore e tij, duke bërë me faj trurin e rrudhjet në kore, jo vetëm si pikën nga veprimi i vullnetshëm starton, por edhe si organizatorin e gjithë kësaj boheme hyjnore. Truri sipas Tahsinit përbëhet prej dy substancash elitare, e përhimta, e cila shkakton lëvizjen e trupit dhe substanca e bardhë, e cila mbartë rol përçues. Bashkëveprimi mes tyre sjell perçimin e nxitjës në tru dhe anasjelltas nga truri në organet ndijore, pra duke i zbërthyer me imtësi, jep idenë e lëvizjes reflektore. Një zbulesë mjaft e goditur, përsa kemi të bëjmë me mekanizmin kryesorë të proceseve psikike.

Nuk mund ta ndash Tahsinin si shkencëtarë nga ai gjuhëtarë, pasi gjurmët gërshëtohen në një mënyrë të pazgjidhshme, pra kemi të bëjmë me një autodidakt të mirëfilltë, i paanshëm mes estetikës e logjikës. Madje përshtypjet e larta të Sami Frasherit mbi aftësinë e tij në fushën e letërsisë, si shkrimin e poezive, vjershave e dëshmojnë këtë.
Thjeshtë e pastër zhbiron në mistere, përkufizimin e të cilave dijetarëve të mëvonshëm iu deshën vite ti pranonin si të mirëqena dhe për të mos anashkaluar faktin, të kaperdinin turpin materialistët mbi damkën që një idealist feje(religjioni) i bëri në vete fushën e tyre. Shkriu gjenialitetin me përkushtimin, për të na servirur një kokteil joshës doktrinash dhe të na bëjë me dije prapambetjën tonë intelektuale, prandaj edhe në programin e tij vijonte një rend alfabetik origjinal. Refuzoi përdorimin e një kaligrafie arabe shkronjash, me të vetmen alibi, moskuptimi në rrethin shoqërorë Shqipëtar, por edhe mungesën e përpjekjeve të vet Shqipëtarëve mbi hedhjen në letër të kësaj nisme kulturore.
Refuzonte poshtërimin që sublimiteti i atdheut që rriti, të ndyhej prej akuzash kopjim apo vjedhje themelesh edhe pse një njeri i Zotit. Rotacionet e komplikuara shkapërderdhëse politike do ta fëlliqnin pastërtinë shpirtërore të kulturës së Shqiptarit.

Çështja për të cilën diskutojmë –vijon fjalimin Tahsini mes një diskutimi në Perandorinë Osmane –ka të bëjë me interesin shpirtërorë të të gjithë kombit tonë , domethënë me çështjen si të shkruhet gjuha jonë dhe të përparojë dituria dhe të çlirohet populli nga turpi i gjendjës barbare dhe të këqijat që rrjedhin prej saj.

Një shkronjë i korrispondonte një tingulli specifik, grumbullimi i të cilave do të formonin fjalë të shkruara e dëshmi historike mbi vijueshmërinë e kulturës së Shqipërisë, pra një shqyrtim aq i detajuar, kur në lojë vendosej ardhmëria e progresit shkollorë, sa edhe shenjat e pikësimit i shënoi të tijat. Një shqiptarë erudit si Hasan Tahsini etiketohet si një enciklopedi e gjallë origjinale sepse ai përmbys akuzën e shkrimit ilegal, pra shkronjat dhe përzgjedhja e fjalëve janë të tijat. Në fleta na paraqitet një operim që iu është bërë jo vetëm sistemit të shkronjave, duke mos u mbështetur veç tek forma gjeometrike, por edhe thekseve të ndryshëm.

Në astronomi përdori metoda metafizike për të shpjeguar sistemin e funksonimit perfekt të gjithësisë, por shpalosi një vështrim objektiv e real të dukurive. Këto evidenca i hasim tek kapitulli i lëvizjës së trupave qiellore, në të cilën trajton shkakun dhe pasojën, kur flet mbi ndikimin e forcave shtytëse dhe tërheqëse ose kur shpjegon vartësinë funksionale të intesitetit të dritës nga lëvizja e dukshme e diellit në harmoni me metoda matematikore. Ai pranon hapësirën dhe kohen dhe pafundësinë e saj. Në kundërshtim me konceptin idealist se drita konsiderohej si lëndë e lehtë, Hasan Tahsini duke u mbeshtetur në norma fizike, kimike, astronomike dhe kozmografike, i ka thënë përkufizim koncepteve kohës, pasosmëria dhe përhershmëria e saj, së bashku me një trajtesë të hapësirës në vartësi e vazhdimësi të njera-tjetrës. Si një teist pranonte një Krijues Suprem të Gjithësisë, por jeta për të vazhdonte në proporcion me ligjet e natyrës, pra linte mënjanë bestytnitë frenuese të progresit drejt njohjës së krijimit, si një pretekst për t’iu afruar Zotit në adhurim strikt, pra duke analizuar e kuptuar gjurmët e tij në univers.

Madje edhe pse me një botëkuptim fetarë, mbahej i respektuar prej diktaktorit , Enver Hoxha, duke iu përcjellur popullit të shtypur, doktrinat patriotike për hirë të progresit të atdheut.
E njejta ëndërr pushtonte gjumin e tij të zbehtë, të pushtonte terrenet e sunduara prej injorancës perëndimore edhe nëse do ti duhej të jetonte e përshtatej në realitetin e mykur të tyre, por ai ishte dinamik e inovator, një gjeni i zhytur në tempullin e dijës, bibliotekën e shenjtë, prej së cilës merr vlerë feja dhe asnjë justifikim nuk do të pranohej derisa Allahu të përfillte idenë Hasan Tahsini, madje edhe Azraili të turpërohej, stepej e madje të kërkonte leje kur ti merrte shpirtin./ fryma.org

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne