Hashim Thaçi jep lajmin: Bashkëpunim në fusha të reja mes Kosovës dhe Japonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Japoni ka darkuar mbrëmjen e kaluar me kryeministrin japonez, Abe Shinzo. Në një postim që e ka bërë në “Twitter”, presidenti Thaçi duke premtuar thellim bashkëpunimi mes Kosovës dhje Japonisë, tha se samiti ku mori pjesë ishte produktiv.

Postimi i  Hashim Thaçi:  

“Samiti prodhues dhe darka me kryeministrin Abe Shinzo. Ne ramë dakord për mbështetje të ndërsjellë, bashkëpunim më të madh dypalësh në forume ndërkombëtare, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja midis Kosovës dhe Japonisë”-shkruan Thaçi./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne