Rajoni

Hashim Thaçi premton “ndryshime të mëdha”, anëtarësim në BE, NATO dhe OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme institucionet e Kosovës do të ndërmarrin vendime në interes shtetëror. Duke vënë theksin tek mirëkuptimi dhe fryma e përbashkët e institucioneve në Kosovë, Thaçi shprehet se kjo qasje përshpejton anëtarësimin e vendit drejt strukturave euro-atlantike

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore.

Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”, shkruan Hashim Thaçi.

OPINIONE