Hasina në OKB: Të kërkohet llogari për dhunën ndaj myslimanëve të Arakanit

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina tha se duhet kërkuar llogari për shkeljet ndaj të drejtave njerëzore dhe dhunën ndaj myslimanëve të Arakanit (Rohinga).

Në fjalimin e mbajtur në Asamblesë e 74-ët të Përgjithshme të OKB-së, Hasina tha se qeveria e Mianmarit duhet të demonstrojë një vullnet të hapur politik për kthimin dinjitoz dhe të sigurt të myslimanëve të Arakanit.

“Për shkak se Mianmari nuk ka krijuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm në Arakan, asnjë mysliman i vetëm i këtij rajoni nuk ka mundur të kthehet” u shpreh kryeministrja e Bangladeshit duke shtuar se Mianmari duhet të anulojë Ligjit për Nënshtetësinë me datë 1982, që heq nënshtetësinë e myslimanëve të Arakanit.

Për shkak të akteve të dhunës së ushtrisë së Mianmarit në gusht të vitit 2017 kundër myslimanëve të Arakanit, në Bangladesh ka të strehuar prej dy vitesh, -tha Hasina dhe shtoi: “Komuniteti ndërkombëtarë duhet të sigurojë llogaridhënien për shkeljet ndaj të drejtave njerëzore dhe dhunën ndaj myslimanëve të Arakanit ”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne