Hasip Gültaş, katundari që me babë e gjysh u strehua në Turqi nga represioni serb, por qe sot sulmon turqit në Ballkan!

Prej vitesh, disa grupe të vogla në Turqi janë duke luajtur një lojë të rrezikshme: po përpiqen të shpikin një “problem shqiptar” atje ku nuk ka asnjë. Me retorikë të zbrazët dhe me shoqata që ekzistojnë vetëm në letra, këto grupe paraqiten si “mbrojtës të shqiptarëve”, ndërsa në realitet prodhojnë vetëm përçarje, tension dhe konfuzion.

Në qendër të kësaj farsë qëndron Hasip Gültaş dhe faqja e tij “Albanian News” një platformë që prej kohësh është shndërruar nga portal lajmesh në mjet personal hakmarrjeje.

Me dy-tre vetë rreth vetes, ai mundohet të ndërtojë narrativa të fabrikuara, të ngrejë akuza të pamerituara dhe të shpallë “armiq” cilindo që nuk i bindet gjykimit të tij.

Retorika e tij nacionaliste nuk është asgjë më shumë se një fasadë për të maskuar sulme personale, manipulime të fakteve dhe keqpërdorim të identitetit shqiptar.

Shembulli i fundit është i mjaftueshëm për të kuptuar se deri ku arrin absurdi: publikimi i një “artikulli shkencor” anonim, ku pretendohet se turqit e Mamushës janë me prejardhje shqiptare vetëm duke parë mbiemrat e tyre.

Asnjë metodologji, asnjë burim, asnjë dokument historik, vetëm pretendime të ngritura mbi rërë. Sa herë që dikush i kërkon llogari për këto “studime”, përgjigjja është e njëjtë: fshirje komentesh, bllokime dhe etiketim i kundërshtarëve si “pro-serbë”, “racistë” apo “armiq të shqiptarëve”.

Një kërkim serioz do të kërkonte arkiva, regjistra popullsie, literaturë të verifikuar. Por qëllimi këtu nuk është kërkimi. Është imponimi. Është krijimi i një realiteti paralel ku çdo emigrant i Ballkanit në Turqi duhet të shpallet shqiptar, pavarësisht historisë së tij reale. Kjo nuk është thjesht keqinterpretim, është manipulim i qëllimshëm.

Ironia është e thellë: shumë prej këtyre individëve, përfshirë Gültaşin me babë e babgjysh, u strehuan në Turqi duke ikur nga represioni serb. Turqia i hapi dyert. Sot, disa prej tyre përdorin të njëjtin shtet që i shpëtoi si arenë për të ndërtuar tensione të reja etnike, për të falsifikuar histori dhe për të sulmuar komunitetet turke në Ballkan, të cilat kanë një realitet, identitet dhe të drejta të qarta.

Në këtë valle të rrezikshme u përfshi edhe një studiues kurd, Müfid Yüksel, i cili pas një turneu të organizuar në Kosovë filloi të fliste për ekzistencën e një “problemi shqiptar dhe boshnjak” në Turqi. Edhe ai, pa prova dhe pa përgjegjësi akademike, kontribuoi në këtë atmosferë të fabrikuar. Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për shkencë, as për interes publik, por për prodhim artificial te “krizave” për qëllime personale dhe politike.

Fakt është se grotesku ka shkuar aq larg sa u kërkohet njerëzve të bëjnë teste ADN-je për të “provuar identitetin e tyre”. Kjo nuk është më debat publik. Kjo është degradim i logjikës, metodologjisë dhe etikës.

Nuk ka nevojë për shumë fjalë: rruga që kanë marrë këto qarqe është një rrugë e rrezikshme.
Ajo nuk ndërton identitet, por e shkatërron. Nuk mbron të drejta, prodhon konflikte. Nuk bashkon komunitete ngre mur pas muri midis tyre. Dhe mbi të gjitha, nuk është rrugë e re. Është e vjetër, e konsumuar dhe e dështuar. Historia e Ballkanit e ka provuar këtë me dhjetëra herë.

Nëse këto grupe vazhdojnë të luajnë me zjarrin e identiteteve dhe të historisë, nuk do të dëmtojnë askënd tjetër përveç vetes. Sepse rruga që zgjedhin nuk çon askund tjetër përveçse drejt izolimit, humbjes së besueshmërisë dhe përfundimisht drejt anës së errët të historisë.

Historia nuk ka më durim për farsat e lodhura. Kush vazhdon të luajë me zjarrin e identiteteve, përfundon duke u djegur vetë. Dhe koha po u mbaron.

Kthehuni derisa nuk është vonë!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne