HAVELSAN hapë përfaqësi në Doha të Katarit

ndustria Elektronike Ajrore (HAVELSAN), do të hapë zyrë përfaqësie në kryeqytetin Doha të Katarit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i HAVELSAN-it, Mehmet Akif Nacar deklaroi se me anë të kësaj zyre synohet zgjerimi i solidaritetit mes HAVELSAN-it dhe Katarit dhe monitorimi i projekteve të kompanisë në Doha.

Duke e bërë të ditur se aktualisht me autoritetet e Katarit janë duke zhvilluar bisedime për shumë çështje në kuadër të aktiviteteve të HAVELSAN-it si trajnim teknik, sistemet detare dhe çështje tjera, Nacar tha se kompania prej vitit 2013 e këtej ka një bashkëpunim të ngushtë me Katarin.

“Në kuadër të fushave të bashkëpunimit ndodhen projektet e sigurisë kibernetike, teknologjisë së informimit, sistemeve të komandës dhe kontrollit, trajnimeve dhe të teknologjive të simulimit”, bëri të ditur Nacar, ndërsa shtoi se HAVELSAN-i ka realizuar projektin e sistemit të simulimit të fluturimit për Ministrinë e Mbrojtjes së Katarit dhe se përdorimi i këtij sistemi do të filloj së shpejti./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne