Haxhi Bujar Spahiu: Xhamia e “Namazgjasë” do të përfundojë në 2019

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë besimtarët myslimanë, duke njoftuar se xhamia e “Namazgjasë” do të përfundojë gjatë 2019.

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, Haxhi Bujar Spahiu, teksa foli për harmoninë që ekziston mes besimeve fetare në vend, u shpreh se shqiptarët janë vëllezër mes njëri-tjetrit dhe duhet të respektojnë ritet e besimeve.

“Erdhën aty dhe na kanë uruar të gjithë festën e Fiter Bajramit. Gjithmonë nuk kemi hezituar të shkojmë ne tek ata apo ata tek ne. Ne jemi vëllezërve të një gjaku. Kur Zoti na pranon, pse mos të pranojmë njëri tjetrin brenda kufijve. Fiter Bajmari është festa që vjen pas një muaji agjërimi. Kanë agjëruar për zotin dhe sot kanë festuar Fiter Bajramit, që do të thotë kthimi në përditshmëri. Shpresojmë se xhamia e madhe do të përfundojë brenda këtij viti dhe po plotësohet mozaiku i kultit të besimeve fetare dhe kjo është xhamia që na ka gëzuar dhe besimtarët kanë gëzuar”, tha Kryetari i Komunitetit Mysliman./tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne