Bota

Hebrenj fanatikë bastisje zyrës së Al Jazeera-s

Një grup hebrenjsh fanatikë kanë organizuar bastisje në zyrën e televizionit nga Katari, Al Jazeera në Jerusalemin Perëndimor dhe kanë kërkuar mbylljen e kësaj zyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Al Jazeera, një grup hebrenjsh fanatikë kanë organizuar basitsje në zyrën e këtij mediumi që ndodhet në rajonin Malha të Jerusalemit Perëndimor.

Grupi i kryesuar nga një hebre me emrin Baruch Marzel, ka kërkuar nga qeveria izraelite mbylljen e zyrës së këtij kanali, të cilin e kanë akuzuar se “mbështet organizatat terroriste”.

Ndërkaq, autoritetet izraelite ende nuk kanë dalë me deklaratë lidhur me incidentin.

Pas krizës mes Katarit dhe disa shteteve arabe, Arabia Saudite mbylli zyrën e Al Jazeera-s në këtë vend, teksa edhe Jordania theksoi se do të mbyllë zyrën e këtij mediumi në kryeqytetin Amman pasi paraprakisht njoftoi për uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni njoftuan për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit”.

Bllokadës diplomatike kundër Katarit iu bashkangjitën edhe Ishujt Maldive dhe qeveria libiane e Tebrukut, e cila mbështet gjeneralin puçist Halife Hafter. Së fundmi, bllokadës i janë bashkangjitur edhe Jordania dhe Mauritania.

Etiketa