Hebrenjtë kërkojnë të largohen nga Izraeli

Sipas një sondazhi të ri të bërë nga qendrat izraelite, 27% e hebrenjve sidomos të rinjtë e moshës 22-29 vjeç kërkojnë emigrimin nga Izraeli në vendet e tjera.

Agjencia e lajmeve Kodsuna njoftoi se instituti izraelit “Meedgam” në sondazhin më të fundit të tij, ka deklaruar se niveli i emigrimit nga Izraeli në vendet e tjera nga viti 2000 deri në vitin 2011, ka shënuar rritje me 148 mijë persona që kanë emigruar dhe kjo tregon se mesatarisht 13 mijë persona në vit kanë emigruar nga Izraeli. Ky institut ka deklaruar gjithashtu se emigrimi i hebrenjve të vendeve të tjera drejt Izraelit në vitin 2015, ka qenë 31 mijë persona ndërsa në vitin 2016 ky numër ka shënuar rënie në 27 mijë persona. Prandaj sipas këtyre statistikave, popullsia arabe palestineze në vitin 2020 do të jetë më e madhe se sa popullsia hebreje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne