Hebrenjtë për drejtësi

nga Stephen Lendman.

Shumica e izraelitëve ose e mbështesin shtypjen e rezistencës palestineze nëpërmjet dhunës, ose e mbështesin atë me mënyra të tjera, ose janë të preokupuar me jetën e tyre dhe janë indiferentë ndaj keqtrajtimeve brutale që u bëhen palestinezëve.

Krahas përpjekjeve për të nënshtruar një popullatë të tërë me anë të terrorit, ekziston edhe një pakicë çifute në Izrael që e kundërshton pushtimin e gjatë ushtarak izraelit.

Gjatë fundjavës, disa qindra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër gjakderdhjes të së premtes në Gaza. Me qellim ngjalljen e shpresës dhe ndaljen e luftës se ardhshme, ata brohorisnin:

“Jo okupimit. Në Gaza dhe Sderot, femijët duan të jetojnë.”

Avokati i të drejtave të njeriut Michael Sfard shpjegon:

“Gaza është nën rrethim dhe përgjatë gjithë dekadës së fundit gjendet e izoluar.”

“Populli i Gazës po vuan prej një krize të tmerrshme humanitare dhe kur ata u përpoqën tani që të protestonin kundër kësaj, ata u përballen me forcën brutale e cila vrau 16 prej tyre si dhe plagosi dhe sakatoi shumë të tjerë”.

“Si një izraelit që jam, detyra ime është të protestoj kundër të këqijave që bëhen në emrin tim”.

Unë si një hebre amerikan kam të njëjtin obligim. Ne të gjithë e kami obligim mbështetjen e palestinezëve në luftën e tyre çlirimtare për të qenë të lirë nga robëria brutale izraelite.

Shkrimtarja dhe aktivistja Amira Hass tha si me poshtë:

“Ushtria ja lejon vetes që të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të qëllojë mbi civilët e paarmatosur, madje edhe t’i vrasë ata, sepse shoqëria izraelite e pranon këtë si një akt primar të mbrojtjes, pa hetuar aspak detajet”.

“Përvec disa qëndrimeve gjysmake që e kanë dënuar, qeveritë në mbarë botën nuk janë bërë pengesë që ta frenojnë Izraelin”.

“Marshi i Kthimit, edhe nëse ecën ose ndalet, ai i tregon Izraelit dhe bashkësisë ndërkombëtare se banorët e Rripit të Gazës nuk janë raste mjeranë të bamirësisë pasive, por janë një publik politikisht i vetëdijshëm”.

Mijëra palestinezë prej të gjitha territoreve të përfshirë në aktivitetin e “Marshit të Madh të Kthimit” ndihen të sëmurë dhe të lodhur nga të qenit të sëmurë dhe të lodhur prej mos marrjes se kurrfarë kompesimi apo dëmshpërblimi. Njësoj ndihen edhe zyrtarët e Autoritetit Palestinez (PA), po ashtu edhe Hamasi në Gazë eshte i pafuqishëm që të kundërshtoje fuqinë e Izraelit për t’i dhënë fund bllokadës brutale.

Qendra Gisha për Lëvizjen e Lirë lëshoi një deklaratë ku thoshte:

“Për më shumë se 10 vjet, banorët e Gazës kanë jetuar nën kufizime tepër të ashpra të lëvizjes, të krijuara prej bllokimit nga toka, prej bllokimit të hapësirës detare dhe prej bllokimit të hapesirës ajrore”.

“Realitetit të përditshëm të padurueshëm, jashtë çdo standardi të pranueshëm i është shtuar edhe ndikimi i tre operacioneve shkatërruese ushtarake të cilët kane lënë pak shpresë për popullatën e Gazës, e pasur me një shumicë të moshave të reja”.

“Marshi i Madh i Kthimit” është e drejta e të gjithë palestinezëve në rezistencën e tyre kundër okupuesit brutal. Për banorët e rrethuar të Gazës, është një deklaratë e kërkesës së tyre legjitime për t’u liruar nga rrethimi.

Palestinezët kanë vuajtur që prej Belfourit, deklaratës me 67 fjalë të Mbretërisë se Bashkuar që ndryshoi gjithçka për Palestinën historike.

Shtypjet politike, ushtarake dhe kulturore i ndoqen nga pas brezat e popullit palestinez. Më keq u be pas luftës së ashtuquajtur pavarësia e Izraelit, që vodhi 78% të Palestinës historike, ndërsa pjesa tjetër ngeli të vidhej në qershor 1967.

Konflikti, okupimi, shpronësimi dhe shtypja pa fund, së bashku me copëtimin shoqëror dhe kulturor përcaktojnë kushtet e palestinezëve të rrethuar. 100 vite vuajtje, që nuk u duket fundi, ndërsa komuniteti ndërkombetar shpërfill të drejtat e tyre.

Rezistenca palestineze është më shumë se një e drejtë. Në thelb ështe një detyrë. Alternativa tjetër është nënshtrimi i pafund ndaj një pushtuesi brutal, aparteidit të egër, triumfit të dominimit zionisto-fashist mbi liritë demokratike./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne