HEC në fshatrat e Matit, reagon Dhurata Çupi: 11 mijë banorëve iu hiqet uji, grabitje pasurie

Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Dhurata Çupi përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se po
tentohet grabitja e një tjetër pasurie publike për ta vënë në shërbim të pushtetit.

Sipas Çupit me gjithë rezistencën e vazhdueshme të banorëve të Melthit, Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe fshatrave të tjerë, zonë në të cilën buron dhe përshkon ky ujë, është planifikuar ndërtimi i një HEC-i.

Postimi:

Duke ia kaluar pasurinë natyrore dy apo tre njerezve prane pushtetit, u heq kështu ujin e pijshëm 11 mijë banorëve të kësaj zone.

Në kushtet kur nuk aprovohet nga banorët, që janë grup interesi i drejtpërdrejtë, mazhoranca me arrogancën që e karakterizon, ka vijuar me procedurat për ngritjen e këtij HEC-i, duke sjellë kundërshtimin e ligjshëm të banorëve, të cilëve u ndalet uji në shtepite e tyre por edhe uji që u shërbejnë për vaditje, të cilët me prodhimet bujqësore mbajnë familjet.

Atë që u ka dhënë natyra, pa interes e PPP, e që u shërben banorëve, kjo qeveri kërkon tua grabisë me forcë.

Kjo është një aferë që duhet të marrë fund.

Unë jam në krah e në mbështetje të banorëve. Nëse kjo qeveri nuk ka punuar për tua pëmirësuar jetën shqiptarëve, të paktën mos tu marrë atë që natyra ua ka ofruar me bujari.

#stopshkatërrimit#
#mebanorëtematit#

/Tpz/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne