Helmim masiv në Durrës, 40 punonjëse të një rrobaqepësie përfundojnë në spital

40 punonjëse të një rrobaqepsie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar në urgjencën e Spitalit të Durrësit. Dyshohet se punonjëset janë helmuar nga kimikatet që janë përdorur për ngjyrimin e copave.

Mësohet se punonjeset kanë pasur fillimisht marrje mendsh dhe këputje , gratë po marrin mjekim në spitalin rajonal. Aktualisht dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar.

Nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja ka thënë pë mediat se dyshimet e para janë për shkak të një solucioni që mund të jetë përdorur në repartin e hekurosjes. Shtatë puntore janë tashmë në gjendje të stabilizuar sipas këtij të fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne