Heqja e pjesshme e taksës për Serbinë, Daçiç: Është lojë politike e Albin Kurtit

Heqjen e pjesshme të taksës për mallrat serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka cilësuar si lojë politike nga ana e Albin Kurti. Në një prononcim për Prva TV, diplomati serb pohoi se veprimi i Kurtit është ‘vetëm një lojë manovruese brenda politikës së tij’.

Më tej ka theksuar se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”. Duke cituar presidentin Vuçiç, Daçic tha se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës.

Daçiç e ka quajtur të pa logjikshme, deklaratën e Kurtit, ku kërkohet nga Serbia të ndalet fushata për tërheqje të njohjeve. Kujtojmë se Kurti ditë më parë paralajmëroi se më 15 mars do ta heq taksën vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia, ndërkohë shtoi se më 1 prill mund ta heq plotësisht nëse Serbia reflekton dhe jep sinjale se do të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne