Heroi Strakosha tregohet modest: Nuk fitova vetëm!

Shqiperia fiton me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit.

Ishte heroi i këtij takimi, por Thomas Strakosha qëndron me këmbë në tokë. Ai mendon se e meritojnë të gjithë fitoren.

“Jam shumë i lumtur, bëra një ndeshje shumë të mirë. Por fitorja nuk vjen nga një futbollist, por nga forca e grupit. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe të shikojmë përpara.

“Jemi optimistë për të ardhmen dhe dua shumë dhe shpresoj që të vazhdojmë me këto ritme. Nuk mendova asgjë te rasti i Gjimshitit. Ishte gjithçka instiktive dhe falë zotit nuk u fut topi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Panuçi na kërkoi të luanim topin më shpejt dhe të shënonim. Dihej sa e rëndësishme ishte kjo fitore dhe të vazhdojmë kështu edhe në Skoci”.

Burimi: Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne