Hetem Ramadani arrin t’ia shërojë kancerin gruas vetëm me ushqim bio (Video)

Më nuk ka dyshime – gjithçka në këtë botë është e mundur, madje edhe shërimi i kancerit, i cili për një kohë të gjatë është menduar se nuk shërohet, të paktën jo pa terapi të shtrenjta e të mundimshme.

Hetem Ramadani vazhdon t’i befasojë të gjithë me sukseset e tij në botën e mjekësisë

Thënë më thjesht, ai diabetin e ka shndërruar në grip – në diçka që e trajton brenda pak ditëve pa ndihmën e ilaçeve farmaceutike apo insulinës – ndërsa tani ka filluar t’i trajtojë dhe shërojë suksesshëm edhe rastet me kancer, sklerozë multiple, sëmundje kardiovaskulare, etj.

Rasti i fundit është ai i Ganimete Bajramit nga Lipjani, e cila ishte diagnostikuar me kancer të gjirit vitin e kaluar, dhe prej atëherë ishte përballur me shumë sfida.

Fillimisht mjekët në Kosovë i kishin thënë se nuk do të jetojë më shumë se 24 orë pasi që kanceri ia ka kapluar tërë trupin, pastaj për disa muaj i ishte nënshtruar procesit të kimioterapisë në Turqi.

Këto terapi atë vetëm sa e kishin munduar, ku ajo vet tregon se kishte qenë aq e ligë saqë nuk kishte mundur ta mbante në duar asnjë gotë, e lëre më të ecte apo të kryente ndonjë aktivitet tjetër fizik.

Fati i saj kishte qenë të takohej me Hetemin, dhe prej atij momenti jeta e saj kishte marrë një kthesë tjetër – kthesën e shpresës!

Ajo në intervistën për Telegrafin ka treguar se menjëherë pasi kishte filluar me recepturën të cilën ia kishte caktuar Hetemi, kishte filluar t’i vërente ndryshimet pozitive.

“Kur i kam bo analizat e kancerit, më kanë dalë perfekt. Edhe s’kam mundur të besoj se kaq shpejt do ta marr veten, të shërohem, të eci”, ka thënë ajo.

Sot ajo i kryen të gjitha aktivitetet me të njëjtën energji dhe forcë që e kishte pasur para diagnostikimit me kancer, ndërkaq tërë këtë ndryshim thotë se e ka falë Hetem Ramadanit.

Përndryshe Hetem Ramadani, 66 vjeçari i cili ka studiuar toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, etj., pohon se nuk ka sëmundje të pashërueshme dhe se burimi i të gjitha sëmundjeve janë kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik dhe ilaçet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne