Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Raportohet se SPAK ka kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.

Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur një kërkesë në Kuvend, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë kështu arrestimit të saj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne