Shqiperia

Hetimet ndaj Tahirit shtyhen edhe tre muaj

MARKU HYN NE ZYRE PER HERE TE PARE - Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Arta Marku, duke hyre ne godinen e Prokurorise se Pergjithshme, ne diten e saj te pare te punes. Zgjedhja e Markut si Kryeprokurore eshte kundershtuar fort nga opozita. /r/n/r/nMARKU ENTERS IN THE OFFICE FOR THE FIRST TIME - The General Provisional Prosecutor, Arta Marku, enters at the General Prosecution's Office, on her first day of work. Marku's election as general prosecutor is strongly opposed by the opposition.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që hetimet për dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri të zgjaten edhe 3 muaj të tjerë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila ka kërkuar më shumë kohë për të arritur mbledhur prova lidhur me përfshirjen ose jo të ish-ministrit në shkelje ligjore. Ish-ministri hetohet për lidhje me bandën e trafikut të drogës së Habilajve në Vlorë.

Po për dosjet Habilaj dhe Tahiri sot ka pasur një tjetër zhvillim të rëndësishëm. Prokurorja e Përgjithshëm, Arta Marku ka zhvilluar sot një takim me kreun e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Ky i fundit është dhe prokurori i dosjes së ish-ministrit Saimir Tahiri për të cilin kërkoi arrestimin tre muaj më parë.

Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme ka sqaruar se kryeprokurorja i ka kërkuar vijimin e hetimit për çështjet e nisura. Në njoftimin e Prokurorisë nuk përmendet asnjë herë çështja e ministrit Tahiri tekstualisht, por dosja më e rëndësishme që kanë këto kohë krimet e rënda është ajo e ish-ministrit.

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018. Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara. Kryeprokurorja znj.Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin. Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet. Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin”,- thuhet në deklaratën e Prokurorisë për takimin.

Deklarata thekson se Prokurorja Arta Marku u ka dhënë mbështetje prokurorëve dhe garanci për plotësimin e kërkesave të tyre.

Dy javë më parë, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu pas takimit me kryeprokuroren sugjeroi se SHBA ishte  e gatshme të dërgonte dhe hetues nga FBI për të çuar para hetimet lidhur me dosjen e ish-ministrit Tahiri. Në njoftimin e Prokurorisë nuk thuhet asnjë fjalë lidhur me ardhjen e ekspertëve të huaj.

OPINIONE