Hetimi i rrezikut/ Në gjurmët e itenerarit të “pacientit zero”

Sfida për tu përballur me koronavirusin tani i ngjan më shumë një pune policore sesa një beteje mjeksore. Nëse merret i mirqenë versioni zyrtar, se Covid -19 nuk ka qenë këtu, por është importuar nga një i infektuar i ardhur në 26 shkurt nga Firencja (zëra nga opozita e hedhin poshtëkëtë version duke pretenduar se në kryeqendrën e Toskanës nuk ka ende asnjë rast dhe së dyti se deri më tani ka tre vdekje të dyshimta në vend), puna kryesore mbetet të zbulohen njerëzit që ka kontaktuar ai që ministria e shëndetësisë e konsideron si pacienti zero dhe i ati i tij që rezultoi gjithëashtu i infektuar. “Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, pra nuk kemi transmetim komunitar për momentin. Ky është rasti zero për vendin tonë e kemi të qartë edhe kontaktin e ngushtë që ai ka pasur” tha sot Silva Bino, shefe e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP.

Po nëse prezumojmë se virusi nuk ka qenë më parë mes nesh, pyetja është: Kë kanë takuar bab e bir në dy javë?

Ajo që thonë burimet zyrtare, se deri më tani po mbahen në karantinë 24 vetë që kanë pasur kontakte me ta, nuk është shumë qetësuese.

Burime mediatike që kanë investiguar mbi itenerarin e dy të infektuarve pretendojnë se ata kanë pasur marëdhënie me shumë më tepër njerëz. Ato raportojnë se dy personat e prekur nga koronavirusi në Shqipëri, babë e bir V.K dhe P.K, banonin në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit. Saktësisht, dy të infektuarit me koronavirus banonin në rrugën “Irfan Tomini” të Bulevardit Bajram Curri, zonë e njohur ndryshe si ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re.

Gazetarët që hetuan pretendojnë se numri i të prekurve mendohet të jetë shumë më i madh. V. K ndër të tjera ka në pronësi një njësi shërbimi bilardo dhe bar kafeje në rrugën “Irfan Tomini” , gjë që nuk përjashton dhe kontaktet rastësore me persona të tjerë.

Pra hetimi mbi ata që duhet të kenë pasur kontakte me pacientin zero dheme të atin e tij duhet të jetë shumë më i thellë dhemë i madh. Sa shumë njerëz kanë hyrë në kafen dhe bilardon e tyre në mbi dy javë? Me sa vetë kanë pasur kontakt ata përpos, klientëve të tyre?

Pra edhe nëse babë e bir e kanë marrë virusin nga Firencja dhe jo nga dikush tjetër brenda vendit, mundësia që ata ta kenëpërhapur gjatë gjithë kësaj kohe është tejet e madhe. Prandaj thirrja publike duhet të jetë për karantinimin e të gjithë atyre që kanë fekuentuar kafen dhebilardon errugës Irfan Tomini./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne