Hezbollah: Izraeli e di se parimi i mospërgjigjes ndaj sulmeve ka skaduar

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah deklaroi se regjimi izraelit nuk di se si të përballet me fuqinë në rritje të forcave të rezistencës në Liban.

Duke folur në një ceremoni në Bejrut, zv/Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasem tha se Tel Avivi përballet me dy realitete të pafavorshme. “Izraeli nuk mund të marrë një vendim për luftë me Libanin, pasi mund të ketë pasoja të rënda për Tel Avivin, ndërsa nga ana tjetër, nuk mund të shikojë rritjen e fuqisë së Hezbollahut dhe nuk di se si të përballet me këtë fuqi”, tha Sheikh Kasem. Ai tha se rrëzimi i një avioni F-16 izraelit që kishte shkelur hapësirën ajrore siriane do të thoshte se shkeljet izraelite nuk do të mbeten më pa përgjigje. “Shkatërrimi i avionit luftarak izraelit do të thotë se parimi i mospërgjigjes ndaj sulmeve ka skaduar dhe se Izraeli nuk mund të mbështetet më në atë parim në konfrontimet e ardhshme”, tha numri dy i Hezbollahut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne