Hezbollah: Izraeli nuk ka vend në tokat palestineze

Një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës Hezbollah, në Liban, tha se brenda kufijve të njohur të tokave palestineze nuk ka vend për Izraelin, duke hedhur poshtë marrëveshjen e ashtuquajtur të shekullit të Presidentit amerikan Donald Trump  duke e quajtur atë ” të pavlefshme dhe të pasuksesshme. “

“Marrëveshja e shekullit është një plan i pavlefshëm dhe i pasuksesshëm. Trump e hartoi atë vetëm për hir të përfitimit elektoral në Amerikë dhe për të ndihmuar Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu të sigurojë më shumë vota brenda territoreve të okupuara palestineze, “tha Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasem. Ai shtoi se kombi palestinez së bashku me lëvizjet e rezistencës në rajon nuk do të lejojnë që marrëveshja të vazhdojë dhe nuk do të lejojnë që regjimi i Tel Avivit të pushtojë tokat palestineze dhe njëkohësisht të legjitimojë okupimin e tij. “Nuk ka vend për Izraelin brenda kufijve të njohur të Palestinës. I vetmi vend që Palestina të vendoset është e gjithë toka palestineze nga lumi në det, me Jeruzalemin al-Kuds si kryeqytetin e saj dhe jo thjesht sektorin lindor të tij. Ne besojmë se një ideal i tillë do të materializohet, por duhen disa sakrifica dhe kohë, “theksoi Sheik Naim Kasem./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne