Hezbollah ka sfiduar presionet e SHBA

Sipas ambasadorit rus në Liban, duke sanksionuar Hezbollahun dhe duke provokuar protestuesit libanezë, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të arrijnë qëllimin e tyre, por Hezbollah dhe aleatët e tij kanë dëshmuar rezistencën e tyre duke neutralizuar planet amerikane.

“Si pjesë e politikës së saj për të ushtruar presion ndaj Iranit dhe aleatëve të tij, SHBA kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Libanit. Ndërsa Hezbollahu nuk kishte llogari në bankat libaneze, SHBA vendosën sanksione kundër Hezbollahut dhe gjithashtu u përpoqën të ndryshonin imazhin e protestave në Liban, deri në atë pikë sa të thoshin se këto protesta ishin një lëvizje anti-Hezbollah, “tha ambasadori rus në Liban Aleksandër Zasypkin në një intervistë për Sputnik. Zasypkine aludoi për mungesën e dollarëve në bankat libaneze që ka ndikuar në ekonominë e këtij vendi, dhe shtoi se në të njëjtën kohë “Hezbollah ka ruajtur fuqinë e tij dhe ka sfiduar presionet amerikane”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne