Hezbollah kundër Hamasit: Nuk e mbështesim një rezistencë që bën pazarllëk tokash me gjak

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Naim Kasim ka mbajtur qëndrim kundrejt Hamasit për pranimin e kufinjve të rinjë të vitit 1967 në dokumentin e ri politik.

Sipas një lajmi të publikuar në kanalin televiziv, El Menar zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Naim Kasim e ka pranuar delegacionin për të filluar një fushatë që refugjatët palestinezë në gjithë botën të kthehen në tokat e tyre.

Shejh Naim Kasim është shprehur kështu gjatë takimeve që ka zhvilluar me delegacionin: “ne e kemi theksuar gjithmonë dhe vazhdojmë të theksojmë që jemi në mbështetje të rezistencës palesineze. E mbështesim rezistencën palestineze për Palestinën. Në palestinë, rezistenca nuk ka vetëm një formë.

Populli palestinez është vetë rezistenca. Ky popull është vetë arsyeja pse ne kemi shpresa të mëdha se këto interesa të tyre do të mund të vihen në jetë. Ky popull rezistues i ka bërë ballë shumë sakrificave dhe shumë dhimbjeve.”

Nuk e mbështesim një rezistencë që po përgatit terrenin për kompromis

Shejh Naim Kasim, i cili e ka refuzuar kompromisin dhe që ëshrë shprehur se duhet të fokusohen ek rezistenca e ka vijuar kështu fjalën e tij:

“Është e pamundur që çfarëdo lloj çlirimi i Palestinës që nuk e përfshin të gjithë territorin nga ‘lumi deri në breg të detit’ të ketë ndonjë impakt pozitiv për palestinezët. Ne nuk e mbështesim një rezistencë që po përgatit terrenin për kompromis. Ne nuk e mbështesim një rezistencë që e ndan Palestinën në dy shtete. Ne nuk e mbështesim një rezistencë që bën pazarllëqe territoresh me gjakun e derdhur.

Ne mbështesim vetëm një rezistencë që kërkon çlirimin e të gjithë territorit palestinez pa asnjë kufizim dhe pa asnjë kusht, që kërkon kthimin e refugjatëve palestinezë në tokat e tyre si dhe jetesën e tyre me nder në shtetin e tyre.”

Burimi : Y.D.Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne