Hezbollahu më i fuqishëm nga shumica e anëtarëve të NATO-s

Është i përhapur mendimi se Izraeli kërcënimin kryesor e sheh tek Irani, por në këtë çast Hezbollahu është ai i cili i jep më shumë kokëdhimbje, pasi që kundër Lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollahut mund të luftojë vetëm me armë konvencionale dhe në sipërfaqen e kufizuar. Pikërisht për shkak të afërsisë që qyteteve izraelite në veri të vendit, përdorimi masovik i arsenalit nuklear izraelit nuk vjen në konsiderim.

Diplomati izraelit ka pranuar faktin se Lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollahu është më e fuqishëm se shumica e anëtarëve të paktit NATO. ”Hezbollahu tani është dhjetë herë më i fuqishëm në krahasim me vitin 2006. Posedon 150.000 raketa të llojeve të ndryshme, çdo ditë mund të lansojë nga toka, deti dhe ajri 1500 raketa kudo çoftë në Izrael”, ka deklaruar për Wall Street Journal Ron Prosor ish ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara.

Ron Prosor po ashtu ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trumpi të bëjë trusni në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të të riformulohet Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit që të krijohet zona e demilitarizuar në Liban për të parandaluar luftën shkatërrimtare në mes Libanit dhe Izraelit.

“Libani është në kryqëzim dhe vendim të cilin tani Trumpi mund të sjell për të parandaluar luftën totale në mes Izraelit dhe Hezbollahut”, ka shtuar Ron Prosori.

Nga ana tjetër, sipas deklaratave të krerëve të Hezbollahut fitohet përshtypja se në Bejrut shumë më pak janë të shqetësuar dhe të frikësuar nga mundësia e shpërthimit të konfliktit në jug të vendit dhe luftës kundër Izraelit, dhe se nuk janë dëgjuar thirrjet për krijimin e zonës së demilitarizuar ashtu që jugu i Libanit të mund të mbrohet nga sulmet izraelite.

Burimi : Logiçno/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne