Hidhet në erë me eksploziv memoriali i minoritarit Thimio Loli në Finiq (Foto)

Hidhet në erë memoriali i Thimio Lolit, i vendosur në Krane të Finiqit. Nga raportimet mësohet se një sasi lënde plasëse është vendosur te memoriali.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ne oret e para te mëngjesit të sotëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Banore te zones kane njoftuar policine, e cila ka nisur hetimet per gjetjen e autoreve te vendosjes se eksplozivit te llojit tritol.

Kujtojme se memoriali i tij eshte demtuar edhe me heret, nderkohe qe ndertimi u pasua edhe me debate. Ne fillim te dhjetorit te 2018-s, memoriali u thye nga persona ende të paidentifikuar, vetem pak pas dokumentarit “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel. Memorialit ju gris flamuri dhe ju hoq pllaka e memorialit.

Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.

Thimjo Loli njihet nga banorët minoritarë të Kranjas në Delvinë si hero. Memoriali i tij është vendosur në qendër të fshatit minoritar dhe çdo vit aty kryhen ceremoni përkujtimore nga monoritaret greke.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne