Hidhet nga kati i katërt i pallatit, 56 vjeçarja shpëton mrekullisht në Korçë

Një grua ka mbetur e plagosur pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës mëngjesin e sotëm.

Gruaja 56 vjeçe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga spitali pohuan “News 24” se pavarësisht dëmtimeve të shumta 56-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet se përse 56-vjeçarja ndërmori këtë veprim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne