Hidhet pacienti nga kati i dytë i spitalit të Gjirokastrës

Një pacient i spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër humbi jetën pasi u hodh nga kati i dytë.

Viktima është Gëzim Malka dhe prej disa ditësh ndodhej në repartin e kirurgjisë.

Policia dyshon se 63 vjeçari është hedhur vetë dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen. Por ende nuk ka të dhëna për motivet që e çuan Gëzim Malkën të vetëvritet./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne