Shqiperia

Hila përgënjeshtron raportin kundër Rtv Ora: Raporte fiktive, ca pocaqi që kërkojnë fonde

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” në RTV Ora përgenjështroi raportin me akuza të pabazuara ndaj televizionit Ora dhe faqes së saj online për qëndrime antiperëndimore.

Në raportin me titull “Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO: Roli i medias dhe (dez)informimi” i financuar Konrad-Adenauer-Stiftung e.V. dhe Sofia Security Forum  nënvizohej fakti se RTV Ora përmes emisionit “Arena” i kishte dhënë kohë televizive imamit Armand Aliu, i cili ka shprehur pikëpamjet e tij anti-perëndimore dhe anti-NATO.

Hila thotë se ky është një raport i fryrë. Ai thotë se pas tij qëndron një antenë shqiptare e cila ka filtruar të gjitha mediat antiqeveritare.

Dritan Hila: Ky raport është i fryrë. Është i bërë nga një OJQ, pavarësisht emrit të rëndë që mban qendra e studimeve strategjike të NATO-s, sepse po qe financohej nga NATO dhe jo nga një fondacion tjetër. Janë njerëzit e OJQ-ve që dihet për të shkaktuar bujë përdorin lajme të tilla sensacionale. Dhe nuk thuhet që jemi media anti perëndimore, por thuhet që kalohen lajme të pafiltruara mirë duke rrezikuar standardet.
Tani të marrim kritika, se s’na mjaftojnë kritikat e kazanit, të marrim kritika që nga Olivia, që nga Gjermania, Anglia, mua më duket e tepruar. Jam i bindur që ka një antenë shqiptare këtu që ka filtruar gjithë mediat antiqeveritare.
Imam Aliu ka qenë pjesë e intervistave tek Klani në edicionet kryesore, ka qenë pjesë e Top Channel, në edicionet kryesore dhe ne jemi një ndër mediat që e kemi marrë. Kemi ruajtur gjithmon atë parimin e gazetarisë klasike që duhet të dëgjohen të dyja palët, në një kohë që kishte një sulm mediatik kundër personave që kishin rrezikshmëri shoqërore. Ishte e drejta e publikut që të dëgjonte dhe një njeri që përfaqësonte këta njerëz. Ai nuk ishte zëdhënësi i tyre, ai ishte një ndër pjestarët e këtij grupi. Pra nuk ishte një grup i strukturuar me zëdhënës, me kryetar, ishte një ndër ata që akuzohej që në xhaminë e tij ishin mbledhur këta njerëz.
Ishte e drejta e shtypit që të informonte dhe t’i jepte zë këtij njeriu. Ne nuk jemi mësuesi që ti themi njerëzve që ky është i miri dhe ky është i ligu. Njerëzit janë aq të zgjuar saqë e gjykojnë vetë. Kjo besoj se funksionon edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Gjermani.

Beti Njuma: Përse publikohet pikërisht tani, në këtë moment me të tilla akuza të pabazuara?

Dritan Hila: Kjo është një pocaqi shqiptare nuk ka lidhje fare me NATO-n, që na futi tani NATO Ora News, Lapsin, Fax News dhe News 24 në fokus dhe na bëri anti perëndimorë.

Beti Njuma: E përsërisim edhe një herë anti qeveritare dhe jo antiperëndimore dhe jo antiNATO.

Dritan Hila: E thash unë janë media antiqeveritare, antiperëndimore çka do të thotë se ka kaluar në një filtër qeveritar ky informacion. Sepse ata thonë antiperëndimore dhe ne në fakt jemi media antiqeveritare. Ky njeri ishte stari dhe vriteshin për ta marrë. Nuk i është dhënë shumë hapësirë, është marrë vetëm një herë tek unë. Është e drejta e tyre të shfaqin pikëpamjet e tyre. S’jam fare dakord me ta, por si është ajo shprehja e famshme nuk jam dakord me mendimin tënd, por jam gati të vdes për të drejtën tënde që të flasësh. Kjo është e gjitha.

Këtu është puna e ndonjë spordhjaku të OJQ-ve shqiptare që marrin, filtrojnë dhe i bëjnë qejfin qeverisë, që të marrin lekë edhe majtas edhe djathas, ja çojnë kësaj Olivias, që sikur zbuloi djallin e madh ku fle AL Kaeda, që filka tek studio e Dritan Hilës, Artur Zhejit edhe tek Fax e Hysenbelliut. Është stil i njohur, çojnë në perëndim, sill nga perëndimi si të vërtetat. Por në fakt pocaqija është këtu në Shqipëri.

/Ora News.tv/

 

OPINIONE