Hill: Përkundër blofeve të Trump , ushtria amerikane është bërë më e dobët

Përkundër faktit se Donald Trump shpesh mburret me fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se e ka rikthyer ushtrinë në lavdinë e mëparshme, ushtria amerikane është dobësuar.

Faqja amerikane e internetit “Hill”, shkroi: Në fjalimin e tij të fundit në kazermat e Forcave Detare të SHBA-së, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha: “Ushtria është tani një forcë e re dhe madhështore dhe ka pajisjet më të mira”. Por në realitet, ushtria amerikane përballet me një numër sfidash. Sipas Hill, polemikat e vazhdueshme në Kongresin e SHBA mbi buxhetin ushtarak kanë pasur një ndikim kaq negativ në ushtrinë amerikane, sa që disa përfaqësues e quajnë atë “Krizë përgatitore”. Hill duke cituar një deklaratë të raportit të Komitetit të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes shkroi se në konfliktet e ardhshme ushtria amerikane do të përballet me viktimat e saj më të mëdha dhe me humbjen masive të aseteve të saj ushtarake. Prandaj, dobësia e ushtrisë amerikane ka shkatërruar shanset e vendit për të rivalizuar fuqitë si Kina dhe Rusia, shkruan portali Hill./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne