Hillary Clinton: Amerika nuk mund të ushtrojë presion mbi Korenë Veriore

Hillary Clinton në reagim ndaj deklaratave të Donald Trump në lidhje me gatishmërinë e tij për tu takuar me Kim Jong Un, liderin e Koresë Veriore, deklaroi se nuk mendon që Amerika në mënyrë të vetme do të mund të ushtrojë presion mbi qeverinë e Koresë Veriore.

Hillary Clinton në një intervistë me kanalin televiziv CNN, të martën deklaroi: “Në rast se zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin më 27 tetor, unë do të isha presidente e Amerikës”. Ajo në vazhdim pranoi përgjegjësinë për humbje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Clinton gjithashtu në reagim ndaj deklaratave të Donald Trump në lidhje me gatishmërinë e tij për tu takuar me liderin e Koresë Veriore, deklaroi: “Unë e konsideroj shumë serioz këtë kërcënim. Mirëpo nuk mendoj që Amerika në mënyrë të vetme do të mund të ushtrojë presion mbi Korenë Veriore”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne