Hiqeshin sikur shpërndanin pica dhe birra, arrestohen gjashtë shqiptarë për trafik droge në Itali

Karabinierët në Torino kanë arrestuar gjashtë trafikantë droge në qytetin verior italian, të moshës nga 21 deri 42 vjeë, në bazë të një urdhëri të lëshuar nga ana e Prokurorisë së Qarkut, në një rast që ka të bëjë me ligjin antimafia.

Akuzat në drejtim të të kërkuarve të drejtësisë janë shoqatë kriminale që synon trafikun e drogës, trafikimi i lëndëve narkotike, si dhe zhvatja. Këto masa janë dhënë nga gjykata, pasi karabinierët kishin nisur më herët një operacion policor, për të parandaluar ngjarje kriminale në qytet, raportojnë mediat italiane.

Të gjashtë të ndaluarit janë shqiptarë, ndërsa ata dyshohet se zhvillonin veprimtarinë kriminale në në Canavese. Hetimet kanë arritur në përfundimin se anëtarët e bandës flisnin me një gjuhë të transkriptuar. Ata kishin për bazë të shitjes së drogës një restorant në qendër të Ciries, ndërsa hiqeshin sikur porosisnin ushqim, piza e birra, por porosia ishte për drogë. Klientëve iu shpërndahej lënda narkotike njësoj sikur veprohet me porosinë e një ushqimi, me anë të telefonit apo platformave të veçanta në internet.

Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës, e cila shpesh ishte e paketuar për shitje me pakicë në një papafingo në periferi të Ciriè, u vlerësuan mbi 50 000 euro. Gjatë aksionit, karabinierët kanë sekuestruar 50 gramë kokainë, por edhe 24 mijë euro para të gatshme. Gjatë kontrollit të kryer sot, janë kapur edhe 14 mijë euro të tjera./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne